Iran – Rouhani: SHBA-ja nuk do të arrijë dot të pengojnë eksportet tona të naftës

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të arrijnë dot të pengojnë eksportet iraniane të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre...

Iran – Rouhani: SHBA-ja nuk do të arrijë dot të pengojnë eksportet tona të naftës

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të arrijnë dot të pengojnë eksportet iraniane të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

Hassan Rouhani vlerësoi gjendjen ekonomike në vend dhe zhvillimet rajonale gjatë një konference shtypi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Teheran.

Duke theksuar se gjatë 9 muajve të fundit Irani ka regjistruar 750 milionë dollarë rritje në të ardhurat e eksportit me përjashtim të naftës, Rouhani tha se ecuria ekonomike është pozitive dhe shpresëdhënëse pavarësisht presioneve të SHBA-së.

Pasi bëri me dijen se numri i të punësuarve në shkallë vendi ka arritur në 24 milionë, nga 20 milionë e 600 mijë që ishte kur ai u zgjodh në krye të shtetit, presidenti iranian vuri në pah se qeveria e tij ka siguruar punësimin e 3 milionë e 309 mijë personave.

Ai pohoi se problemi i papunësisë mbetet në nivele serioze, por shtoi se qeveria ka arritur të rrisë punësimin në 15 provinca të vendit.

Nga ana tjetër, presidenti iranian tha se Uashingtoni do të dështojë në përpjekjen e tij për të penguar eksportet e naftës së Teheranit.

“Shitjet tona të naftës vijojnë sipas parashikimeve. Kemi vetëm disa problemeve të vogla. Por edhe ato do të ndreqen. Popullit tonë dua ti them se SHBA-ja nuk do të arrijnë dot të pengojnë eksportet iraniane të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, u shpreh Rouhani.

Më tej, ai reagoi ndaj vizitës surprizë që Presidenti amerikan, Donald Trump, realizoi javën e kaluar në Bazën Ajrore Ayn al-Asad, në provincën Anbar të Irakut, duke rikujtuar se në vitin 2003 Uashingtoni ka pretenduar të jetë “shpëtimtari” i Afganistanit dhe Irakut.

“Nëse pretendimi se jeni shpëtimtarë të Irakut është i drejtë, atëherë përse nuk realizoni një vizitë zyrtare dhe paralajmëruar?”, pyeti Rouhani dhe e vijoi kritikën e tij me këto fjalë: “Shikoni se si priteni në rrugët e Bagdadit dhe Basrës. Vini fshehurazi dhe gjatë një nate të errët në një bazë ushtarake të vogël, dilni në fotografi, zhvilloni një bashkëbisedim të shkurtër dhe pas 1-2 orësh largoheni nga Iraku. Kjo do të thotë se jeni mposhtur dhe keni dështuar në rajon, se populli irakian nuk ju dëshiron dhe se ju s’keni guxim të dilni përpara popullit.”



Lajme të ngjashme