Stoku i naftës së papërpunuar në Amerikë shënon rënie

Stoku i naftës së papërpunuar tregtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, javën e kaluar regjistroi rënie me 500 mijë fuçi në krahasim me një javë më parë.

Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA) deklaroi se, me një rënie prej 500 mijë fuçie gjatë javës së kaluar (0,1%), stoku i naftës në fjalë ka rënë në 441,5 milionë fuçi. Parashikimi (pritshmëria ) i tregut ishte për një reduktim në 2,4 milionë fuçi. Ndërkaq stoku i naftës së papërpunuar një javë më parë kishte rënë 1,2 milionë fuçi.

Stoku i naftës së papërpunuar strategjike, që nuk përfshihet në stokun e naftës së papërpunuar tregtare, javën e kaluar kishte rënë 400 mijë fuçi (0,1%) duke u reduktuar në 649,1 milionë fuçi.

Kurse në të njëjtën periudhë, stoku i benzinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një rritje prej 1,8 milionë (0,8) fuçi, arriti në 230,1 milionë fuçi.

Pritshmëria e tregut ndaj stokut të benzinës ishte për rritjen me 1,2 milionë fuçi. Stoku i naftës së një jave më parë ishte rritur me 2,1 milionë fuçi.

Lajme të ngjashme