Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit në Fushën e Sigurimeve Bujqësore Turqi-Azerbajxhan

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli i ndodhur në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit për kontakte, u takua me homologun e tij azerbajxhanas, Inam Kerimov.

Nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit në Fushën e Sigurimeve Bujqësore Turqi-Azerbajxhan

Mes Turqisë dhe Azerbajxhanit u nënshkrua “Protokolli i Bashkëpunimit në Fushën e Sigurimeve Bujqësore”.

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli i ndodhur në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit për kontakte, u takua me homologun e tij azerbajxhanas, Inam Kerimov.

Gjatë takimi u bisedua në lidhje me gjendjen e fundit në bashkëpunim në fushën e bujqësisë, ndërsa u shkëmbyen mendimet për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pas takimit ministrat Pakdemirli dhe Kerimov nënshkruan “Protokollin e Bashkëpunimit në Fushën e Sigurimeve Bujqësore”.

Në prononcimin e tij për gazetarët ministri turk Pakdemirli bëri të ditur se synojnë që ta rrisin bashkëpunimin mes Azerbajxhanit dhe Turqisë.

Ai rikujtoi se Turqia radhitet në vendin e parë në Evropë, ndërsa është e 7-ta në botë në sektorin e bujqësisë.

Edhe ministri i Bujqësisë së Azerbajxhanit, Kerimov tha se mes Turqisë dhe Azerbajxhanit ka një bashkëpunim shembullor si në fushat tjera ashtu edhe në fushën e bujqësisë.

Kerimov bëri të ditur se me Turqinë kanë përcaktuar mënyrat e bashkëpunimit në fushën e arsimit bujqësor, sigurimeve bujqësore, mbjellje dhe blegtori.



Lajme të ngjashme