Gjermani – Punëtorët e hekurudhave bënë grevë 4-orëshe

Punëtorët e hekurudhave gjermane shkuan të hënën në mëngjes në një grevë paralajmëruese 4-orëshe me kërkesë rritjen e pagave para Krishtlindjeve.

1104054
Gjermani – Punëtorët e hekurudhave bënë grevë 4-orëshe

Në orarin 05:00-09:00 me orën lokale punëtorët e hekurudhave mbajtën të hënën një grevë të përgjithshme pasi kompania që operon hekurudhat në Gjermani “Deutsche Bahn” (DB) nuk plotësoi kërkesat e tyre për rritje të pagës në nivelin e kërkuar.

Për shkak të grevës u anuluan udhëtimet e gjata me tren, gjë që ndikoi ndjeshëm shërbimin hekurudhor ndërqytetës dhe ndërrajonal.

Në disa qytete trafiku hekurudhor pothuajse u pezullua i gjithi, ndërsa në Berlin pati anormali në linjat periferike S-Bahn.

Me miliona njerëz në mëngjes u dyndën drejt mjeteve të tjera të ndryshme të transportit për të shkuar në punë. Ra në sy një fluks i madh i qytetarëve në stacionet qendrore të trenave.

Sindikata e Punëtorëve të Hekurudhës (EVG), e cila përfaqëson 160 mijë punëtorë, përmes një komunikate ka njoftuar se grevën paralajmëruese e kanë bërë për shkak të mosngritjes së pagës në negociatat kolektive (me DB), ndërsa paralajmëron se para Krishtlindjeve do të ketë më shumë greva. 

Kurse Sindikata e Makinistëve (GDL), e cila përfaqëson 36 mijë punëtorë, bisedimet me operatorin më të madh të hekurudhave në vend “Deutsche Bahn” (DB) do ti zhvillojë të martën.

Sindikata EVG kërkon rritje me rreth 7% të pagës për punëtorët e hekurudhave, kurse DB propozon 5,1% rritje dhe 500 euro, shumë të cilën do ta paguajë vetëm një herë.



Lajme të ngjashme