Eksporti i industrisë turke të mbrojtjes shënon rekorde të reja

Sektori i industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit turk për periudhën janar-nëntor 2018 ka regjistruar 1 miliard e 782 milionë e 53 mijë dollarë eksporte, duke e rritur me 16,05% performancën krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksporti i industrisë turke të mbrojtjes shënon rekorde të reja

Industria turke e mbrojtjes dhe aviacionit, e cila në vitin 2018 ka lidhur kontrata të rëndësishme eksporti, i ka arritur që tani shifrat më të larta të eksportit, pa dalë mirë ende në dritë efektet e këtyre kontratave.

Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) eksportet që ka realizuar sektori i mbrojtjes dhe aviacionit turk ndër vite janë:

  • 883 milionë e 845 mijë dollarë në vitin 2011;
  • 1 miliard e 260 milionë e 810 mijë dollarë në vitin 2012;
  • 1 miliard e 388 milionë e 803 mijë dollarë në vitin 2013;
  • 1 miliard e 647 milionë e 799 mijë dollarë në vitin 2014;
  • 1 miliardë e 654 milionë e 88 mijë dollarë në vitin 2015;
  • 1 miliard e 677 milionë e 116 mijë dollarë në vitin 2016 dhe
  • 1 miliard e 739 milionë e 453 mijë dollarë në vitin 2017.

Në periudhën 11-mujore të këtij viti sektori ka regjistruar 1 miliard e 782 milionë e 53 mijë dollarë eksporte, duke e rritur me 16,05% performancën nga 1 miliard e 535 milionë e 529 mijë dollarë që ka qenë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu industria e mbrojtjes dhe aviacionit turk, pa e mbyllur ende vitin 2018, ka shënuar shifrën më të lartë të eksportit llogaritur në bazë vjetore.

Pritet që deri në fund të vitit eksportet në fjalë të kapërcejë pragun kritik prej 2 miliardë dollarësh, po të kemi parasysh performancën që ka treguar sektori në muajt e dhjetorit, duke realizuar vitet e fundit më shumë se 200 milionë eksporte në këtë muaj.

Vendi ku industria turke e mbrojtjes dhe aviacionit ka bërë më shumë eksporte në periudhën në fjalë (janar-nëntor 2018) ka qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Vlera ekonomike e eksporteve turke në Amerikë kapën shifrën e 644 milionë e 29 mijë dollarëve.

ShBA-ja ndiqet nga Gjermania me 211 milionë e 684 mijë dollarë, dhe Omani me 150 milionë e 516 mijë dollarë.

Pastaj lista vazhdon kështu: Holanda me 72 milionë e 351 mijë dollarë, India me 71 milionë e 686 mijë dollarë, Katari me 70 milionë e 981 mijë dollarë, Anglia me 50 milionë e 661 mijë dollarë, Polonia me 48 milionë e 409 mijë dollarë, Franca me 44 milionë e 505 mijë dollarë dhe Azerbajxhani me 37 milionë e 465 mijë dollarë.

 


Lajme të ngjashme