Turqi – Eksportet e tetorit u rritën në 15,7 miliardë dollarë

Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat) në tetor eksportet turke shënuan një rritje vjetore prej 13% dhe u realizuan në 15 miliardë e 719 milionë dollarë.

Turqi – Eksportet e tetorit u rritën në 15,7 miliardë dollarë

Janë publikuar statistikat provizore të tregtisë së jashtme për muajin tetor dhe periudhën janar-tetor 2018 përgatitur nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) dhe Ministria e Tregtisë.

Sipas të dhënave të fjalë në muajin tetor eksportet janë rritur me 13% në krahasim me tetorin e vitit të kaluar dhe kanë arritur nivelin e 15 miliardë e 719 milionë dollarëve, kurse importet kanë pësuar 23,8% rënie dhe janë ulur në 16 miliardë e 176 milionë dollarë.

Kurse deficiti tregtar i Turqisë për muajin tetor është përmirësuar me 456 milionë dollarë duke pësuar një rënie me 93,8%.

Raporti i mbulimit të importit me eksport është rritur në 97,2% në tetor, nga 65,6% që ka qenë tetorin e vitit 2017.

Eksportet turke kanë shënuar rritje edhe për periudhën janar-tetor 2018, duke u rritur me 7,6% në krahasim me 10-mujorin e vitit të kaluar. Eksportet turke në këtë periudhë kanë arritur në 138 miliardë e 700 milionë dollarë, kurse importet janë rritur me 0,1% dhe janë rritur në 190 miliardë e 327 milionë dollarë.

Deficiti tregtar për periudhën në fjalë (janar-tetor) është përmirësuar në 51 miliardë e 627 milionë dollarë, duke pësuar një rënie me 15,7%.

Ndërsa raporti i mbulimit të importit me eksport për 10 muajt e parë të vitit është llogaritur në 72,9%.

 


Lajme të ngjashme