Rize - Kampionët botërorë të çajit do të njihen me çajin turk

Bursa Tregtare e Rize (RTB) përmes një komunikate të shkruar njofton se fituesit e Kampionatit Botëror të Çajit-2018 (Vietnam) janë ftuar në Rize për t’u njohur më nga afër me çajin turk.

Rize - Kampionët botërorë të çajit do të njihen me çajin turk

Bursa Tregtare e Rizes (RTB) përmes një komunikate të shkruar njofton se Kampionati Botëror i Çajit-2018 është realizuar mes datave 23-26 nëntor në qytetin Hue të Vietnamit me moton “Do të përgatisim të ardhmen tonë”.

Në këtë konkurs morën pjesë 30 specialistë nga vende të ndryshme të botës si Turqia, Sri-Lanka, Kina, Koreja e Jugut, Rusia, Italia, Franca etj.

Fituesit e këtij konkursi botëror koordinatori i RTB-së, Hasan Onder i ftoi në Turqi për t’u njohur më nga afër me çajin turk.

Specialistët e huaj të çajit në ditët e ardhshme do të mirëpriten për 3 ditë në Rize, ku do të marrin informacione mbi efektet e çajit në turizëm dhe cilësinë e çajit turk.



Lajme të ngjashme