ShBA - I ftohti nuk i ndal njerëzit të dynden drejt dyqaneve "Të Premten e Zezë"

Mijëra persona kanë pritur në radhë të gjata në Nju-Zhersi dhe Nju-Jork para zinxhirëve të shitjes me pakicë, duke pritur në temperatura të ftohta fillimin e shitjeve me çmime të ulëta.

abd kara cuma.jpg
abd kara cuma1.jpg
abd kara cuma2.jpg

Duke filluar nga mbrëmja e së enjtes, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka nisur "E Premtja e Zezë" (Black Friday), e cilësuar si "mania" e blerjes, gjatë së cilës dyqanet bëjnë ulje të mëdha të mallrave.

"E Premtja e Zezë" fillon pas Ditës së Falënderimeve në ShBA, që festohet çdo vit të enjten e katërt të muajit nëntor.

Mijëra persona kanë pritur në radhë të gjata në Nju-Zhersi dhe Nju-Jork para zinxhirëve të shitjes me pakicë, duke pritur në temperatura të ftohta fillimin e shitjeve me oferta të volitshme.

Qytetarët vërshuan drejt produkteve të liruara kur dyqanet u hapën në orën 17:00 dhe disa në orën 18:00 sipas kohës lokale.

Pajisjet elektronike sërish janë regjistruar si produktet më të kërkuara gjatë "Të Premtes së Zezë".

Pamje të ngjashme ka ofruar edhe kryeqyteti amerikan Uashington.

Qendra Nacionale e Meteorologjisë në ShBA bëri të ditur Dita e Falënderimeve këtë vit ka qenë më e ftohta nga viti 1901.



Lajme të ngjashme