Turqi – Indeksi i besimit të konsumatorit në nëntor u rrit me 4%

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat) në muajin nëntor indeksi i besimit të konsumatorit ka shënuar një rritje me 4% në krahasim me muajin e kaluar dhe është realizuar në nivelin e 59,6 pikë përqindjeje.

Turqi – Indeksi i besimit të konsumatorit në nëntor u rrit me 4%

Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) publikoi të dhënat e indeksit të besimit të konsumatorit për muajin nëntor.

Sipas këtyre të dhënave, në muajin nëntor indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi ka shënuar një rritje me 4% në krahasim me muajin e kaluar.

Në tetor vlera e indeksit ishte 57,3 pikë përqindje, kurse në nëntor arriti nivelin e 59,6 pikë përqindjeje.

Kurse indeksi i parashikimit për numrin e të papunëve është ulur me 0,3% në krahasim me tetorin dhe ka rënë në nivelin e 63,4 pikë përqindjeje.

Indeksi i mundësisë së kursimit nga 19,2 pikë përqindjeje që ka qenë në muajin tetor, në nëntor është rritur me 4,8% dhe ka arritur në 20,1 pikë përqindjeje.

 


Lajme të ngjashme