Turqi – Shitja e banesave në tetor u rrit me 19,2%

Numri i banesave të shitura në Turqi në tetor është rritur me 19,2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi të mërkurën Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

Turqi – Shitja e banesave në tetor u rrit me 19,2%

Numri i banesave të shitura në tetor në Turqi është rritur me 15,1% në krahasim me shtatorin dhe me 19,2% krahasuar me tetorin 2017.

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) Stambolli kryeson listën me 27 mijë e 156 banesa të shitura, duke zënë 18,5% të të gjitha banesave që janë shitur në Turqi gjatë muajit tetor.

Stambolli ndiqet nga Ankaraja me 13 mijë e 430 banesa të shitura ose 9,2% e të gjitha banesave dhe Izmiri me 7 mijë e 419 banesa të shitura apo 5,1% e shitjeve totale.

Numri banesave që u janë shitur të huajve në muajin tetor është rritur me 134,4% në krahasim me tetorin 2017 dhe është rritur në 6 mijë e 276.

Vendin e parë për numrin më të madh të banesave që u janë shitur të huajve në tetor 2018 e mban sërish Stambolli me 2 mijë e 283 banesa. Stambolli pasohet nga Antalya me 1 mijë e 160 banesa, Bursa me 448 banesa, Ankaraja me 392 banesa dhe Yalova me 321 banesa.

Shtetasit irakianë në tetor kanë blerë në Turqi 1 mijë e 439 banesa. Irakianët janë ndjekur me radhë nga iranianët, të cilët kanë blerë 557 banesa, kuvajtianët me 378 banesa, gjermanët me 341 banesa dhe rusët me 336 banesa.

 



Lajme të ngjashme