Sondazhi i Eurobarometrit: Evropianët kanë besim tek euroja

Sipas një sondazhi të Eurobarometrit, 74% e qytetarëve të eurozonës mendojnë se monedha e përbashkët e Bashkimit Evropian (BE), euroja, është e dobishme.

1091698
Sondazhi i Eurobarometrit: Evropianët kanë besim tek euroja

Eurobarometri, agjencia që realizon anketat zyrtare për Bashkimin Evropian (BE), ka publikuar rezultatet e një sondazhi që ka bërë me 17 mijë e 500 njerëz në datat 15-16 tetor 2018 në 19 vende të eurozonës.

Sipas sondazhit në fjalë, qytetarët në Evropë i japin një mbështetje të fuqishme euros, kurse 74% e shtetasve të Eurozonës mendojnë se monedha e përbashkët është e dobishme për BE-në.

Kurse raporti i qytetarëve që mendojnë se euroja është e dobishme për vendin e tyre është 64%.

Duke u nisur nga rezultatet e sondazhit jo të gjithë qytetarët e 19 vendeve të Eurozonës japin të njëjtën mbështetje për euron. 

Mbështetjen më të madhe euroja e ka marrë në Irlandë, 87% e irlandezëve janë për euron. Pastaj vjen Luksemburgu, ku 82% e qytetarëve mendojnë se euroja është e dobishme për BE-në. Në Slloveni dhe Spanjë ky raport është përkatësisht 81% dhe 80%. Vendi ku euroja gëzon mbështetjen më të ulët është Italia me 68%.

Nga ana tjetër 69% e banorëve të eurozonës mendojnë se politikat ekonomike kërkojnë më shumë koordinim.



Lajme të ngjashme