OECD: Ekonomia botërore është gati për një rënie të butë

OECD-ja publikoi të mërkrurën vëllimin e dytë të Raportit të Perspektivës Ekonomike 2018, ku thuhet se ekonomia botërore është gati për një rënie të butë...

OECD: Ekonomia botërore është gati për një rënie të butë

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikoi të mërkurën se rritja globale për vitin e ardhshëm do të bjerë në 3,5 për qind duke theksuar se ekonomia botërore është gati për një rënie të butë.

OECD-ja publikoi vëllimin e dytë të Raportit të Perspektivës Ekonomike 2018.

Sipas raportit në fjalë, parashikimi për rritjen ekonomike botërore në vitin 2018 ka mbetur i pandryshuar në nivelin 3,7 për qind, siç ishte edhe raportin e ndërmjetëm që u publikua në shtator; ndërsa parashikimi për rritjen e vitit 2019 është ulur me 0,2 pikë në nivelin 3,5 për qind.

Ndërsa për rritjen ekonomike botërore në vitin 2020, parashikimi i OECD-së është gjithashtu 3,5 për qind.

Pasi theksohet se parashikimet për Eurozonën, Japoninë, Kinën dhe Indinë janë revizionuar me kah negativ, në raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik sqarohet se në parashikimet për rritjen e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është bërë asnjë ndryshim duke ruajtur nivelet 2,9 për qind për këtë vit dhe 2,7 për qind për 2019-n.



Lajme të ngjashme