Suksesi i biznesmenit turk në Amerikë, fiton çmimin ‘Miami Synchronicity’

Biznesmeni turk, Ozan Bara u vlerësua me çmimin “biznesmeni më i mirë” në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Suksesi i biznesmenit turk në Amerikë, fiton çmimin ‘Miami Synchronicity’

Biznesmeni turk, Ozan Bara u vlerësua me çmimin “biznesmeni më i mirë” në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mbledhja e 6-të Vjetore dhe Ceremoninë e Çelsit, Miami Synchronicity 2018 u zhvillua në qytetin Miami të Floridas me pjesëmarrjen e rreth 300 të ftuarve.

“Çelësin e Artë”, që është simboli i çmimit, Boranit ia dha Kryetari i Bashkisë së rajonit, Miami-Dade, Carlos A. Gimenez.  

Në fjalimin e tij Gimenez tha: “Çmimin Miami Synchronicity për herë të parë e ka marr një turk dhe një mysliman. Uroj juve dhe ekipin tuaj dhe dëshiroj të shoh sukseset tuaja të ardhshme”.

Në ceremoni mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Miami, Burç Ceylan dhe bashkëshortja e Ozan Baran, Syreja Jalçën Baran ( Süreyya Yalçın Boran).   

Ozan Boran shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999 dhe në vitin 2005 hapi kompaninë e parë të transportit.

Baran bën të ditur se deri tani zotërojnë 86 kamionë.   



Lajme të ngjashme