Albayrak: Rritet gjithnjë e më shumë besimi i investitorëve për Turqinë

Ministri i Thesarit dhe Financave i Republikës së Turqisë, Berat Albayrak, deklaroi se besimi i investitorëve, aktorëve global në vendin e tij, për çdo ditë gjithnjë është e më i madh.

Albayrak: Rritet gjithnjë e më shumë besimi i investitorëve për Turqinë

Ministri i Thesarit dhe Financave i Republikës së Turqisë, Berat Albayrak, deklaroi se besimi i investitorëve, aktorëve global në vendin e tij, për çdo ditë gjithnjë është e më i madh.

Albayrak foli në hapjen e samitit “Qëllimi 2023: Turqia e Madhe”. Ai rikujtoi se faza e parë e projektit të aeroportit të ri në Stamboll në fund të muajit do të hapet me ceremoni në të cilën planifikohet edhe prania e presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. 

Albayrak shtoi se projekti do të jetë lajmi më i qartë për Turqinë 2023. Ai theksoi se detyrimi i tyre është të bëjnë, të ndërtojnë dhe të forcojnë vendin. 

Ai gjithashtu kujtoi ata që nuk dëshirojnë që Turqia të forcohet dhe të cilët nuk punojnë në interesin e saj. 

"Në luftën kundër inflacionit, shifrat e para nga tetori, dhe pastaj shifrat nga nëntori dhe dhjetori, do të vazhdojnë trendin rënës dhe frytet e kësaj lufte do të mblidhen në të gjithë ekonominë," shpjegoi Albayrak. 

Ai shtoi se janë organizuar takime me shumë fonde investuese globale dhe zyrtarë bankash me të cilët është biseduar për programin e ri ekonomik në Turqi. 

“Besimi i investitorëve, aktorëve globalë në vendin tonë, për çdo ditë është gjithnjë më i madh. E gjithë bota e sheh atë si vijon, që cilido vend tjetër të përballej me sulme spekulative, sikur Turqia, do të vinte deri te kriza e madhe”, sqaroi Albayrak. 

Ai vuri në dukje se kohët e fundit me ministren e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, bisedoi për shifrat për tetorin dhe se ekziston mundësia e vendosjes së një rekordi të ri. (AA)

 


Lajme të ngjashme