Le Maire: ShBA-të nuk mund të vendosin për bashkëpunim mes Iranit dhe Evropës

Ministri i Ekonomisë së Francës, Bruno Le Maire bëri të ditur se embargot e ShBA-së ndaj Iranit paraqesin një shans të mirë për formimin e institucioneve të posaçme të pavarura të Evropës.

Le Maire: ShBA-të nuk mund të vendosin për bashkëpunim mes Iranit dhe Evropës

Ministri i Ekonomisë së Francës, Bruno Le Maire bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të marrin vendim për bashkëpunim tregtar mes Iranit dhe Evropës.

Në një konferencë për shtyp të organizuar në Sllovaki, ministri Le Maire tha se embargot e ShBA-së ndaj Iranit paraqesin një shans të mirë për formimin e institucioneve të posaçme të pavarura të Evropës.

“Sipas mendimit tim, kriza që po jetohet me Iranin do të jetë një shans i mirë që Evropa të ketë institucionet e saj të pavarura financiare. Në këtë mënyrë do të mund të bëjmë tregti me çdo vend. Washingtoni nuk mund të vendos se a mund të bëjmë apo jo tregti me Iranin”, bëri të ditur ministri Le Maire.

Në mes tjerash ai tha se “Trumpi është një element i mirë për formimin e një Evrope më të fortë”, ndërsa shtoi se Evropa do të jetë më e fortë edhe pas Trumpit.

Le Maire gjithashtu bëri të ditur se “Trump dëshiron të fillojë një luftë ekonomike dhe mendon se do të fitojë, mirëpo askush nuk del fitues nga kjo luftë”.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka njoftuar tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe vendet P5+1 të nënshkruar në Vjenë më 14 korrik 2015 e që hyri në fuqi më 16 janar 2016, ndërsa bëri të ditur se do të rikthejë edhe sanksionet ndaj Iranit.

Vendet tjera palë e marrëveshjes me Iranin që bashkëpunojnë me këtë vend, pas tërheqjes së ShBA-së arritën në marrëveshje për eksport-import përfshirë edhe të ardhurat nga nafta me Iranin nëpërmjet një mekanizmi që do të formohet në kuadër të Bashkimit Evropian.

Në një komunikatë të përbashkët të publikuar nga ministrat e Jashtëm të Anglisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Kinës dhe Iranit në lidhje me mekanizmin e ri financiar bëhet e ditur se sistemi i ri i quajtur “Mjeti për qëllime të posaçme” synon të ndihmojë dhe të jap siguri sipërmarrjeve që bëjnë tregti legale me Iranin.



Lajme të ngjashme