Turqia rrit me 12,5% eksportin e çelikut

Shoqata e Eksportuesve të Çelikut (ÇİB) përmes një deklarate njofton se eksporti i çelikut të Turqisë në 9 muajt e parë të vitit është rritur me 12,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017 duke arritur në 14,7 milionë tonë.

Turqia rrit me 12,5% eksportin e çelikut

Sipas të njëjtës deklaratë vendi ka fituar 10,97 miliardë dollarë nga eksporti i çelikut në periudhën janar-shtator 2018, ose 34% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të shoqatës (ÇİB) në shtator Turqia eksportoi 2 tonë çelik më shumë, pothuajse 2 herë më shumë se të njëjtin muaj të vitit të kaluar (96,4% më shumë krahasuar me shtatorin e 2017-s).

Kurse në vlerë, eksportet e çelikut të Turqisë në shtator kapën shifrën e 1,4 miliardë dollarëve, duke u rritur në bazë mujore me 94,9 për qind (në krahasim me shtator 2017).

Shifrat e shtatorit 2018 janë edhe më të lartat që ka parë vendi mbi bazën e  sasisë së çelikut të eksportuar në 18 muajt e fundit.



Lajme të ngjashme