Eksporti i sektorit automobilistik turk shënon rritje

Eksporti i sektorit automobilistik turk gjatë muajit shtator është rritur me 21,96 për qind në krahasim me periudhë të njëjtë të një viti më parë dhe kapi shifrën e 2,3 miliardë dollarëve.

Sipas deklaratës së bërë nga Shoqata e Eksportuesve të Industrisë Automobilistike Uludag (OIB) shitja jashtë vendit në 9 muajt e këtij viti u rrit me 13,70 për qind dhe arriti në 21,1 miliardë dollarë.

Ndërkaq eksporti i sektorit automobilistik gjatë periudhës retroaktive 12 muajsh u rrit me 13,25 për qind dhe arriti në 28,1 miliardë dollarë.  

Lajme të ngjashme