Libia i bën thirrje kompanisë turke që të rifillojë ndërtimin e centralit elektrik në Ubari

Zv/kryeministri i Qeverisë së Paktit Kombëtar të Libisë (GNA), Ahmed Maiteeq, i bëri thirrje kompanisë turke “ENKA”, ndërtuese e projektit të centralit elektrik në Ubari, i cili është ndërprerë për shkaqe sigurie, që të rifillojë aktivitetin...

Libia i bën thirrje kompanisë turke që të rifillojë ndërtimin e centralit elektrik në Ubari

Ahmed Maiteeq, zëvendëskryeministër i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Paktit Kombëtar të Libisë (GNA), i bëri thirrje kompanisë turke “ENKA”, ndërtuese e projektit të centralit elektrik të Ubarit, i cili është ndërprerë për shkaqe sigurie, që të rifillojë aktivitetin e saj në vendin afrikanoverior.

Sipas një komunikate me shkrim nga Zyra e Komunikimit dhe Informacionit të Qeverisë së Paktit Kombëtar, Ahmed Maiteeq është takuar të dielën në kryeqytetin Tripoli me ministrin e Punëve të Brendshme, Abdesselam Achour, ministrin e Financave, Osama Hamad dhe me presidentin e Kompanisë së Përgjithshme të Energjisë Elektrike të Libisë (GECOL), Abdelmajit Hamza.

Në këtë mbledhje me fokus gjetjen e zgjidhjeve urgjente për të mbyllur deficitin në prodhimin e energjisë elektrike, zv/kryeministri Maiteeq i bëri thirrje kompanisë turke “ENKA” që të rifillojë aktivitetin e ndërtimit të centralit elektrik të Ubarit, në jug të vendit, për ta bërë atë funksional përpara fillimit të dimrit.

Komunikata e lartpërmendur thekson gjithashtu se Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet ushtarake dhe të sigurisë, do të garantojë sigurinë e projektit për të plotësuar nevojën për energji elektrike në jug të vendit, në mënyrë që të mos përsëritet deficiti elektrik i 3 muajve të fundit.

Më datë 3 nëntor 2017, 4 inxhinierë punonjës (3 turq dhe 1 gjerman) të kompanisë “ENKA” u rrëmbyen nga një grup personash të armatosur në Ubari të Libisë. Kjo ngjarje bëri që inxhinierët e firmës turke të largoheshin nga kantieri duke shkaktuar ndërprerjen e ndërtimit. Lirimi i 3 qytetarëve turq u bë i mundur vetëm pas 233 ditësh, si rezultat i bashkëpunimit të autoriteteve turke me ato libiane.



Lajme të ngjashme