Gjermania do ti shesë Arabisë Saudite armatim me vlerë 254 milionë euro

Këshilli Federal i Sigurisë i Qeverisë gjermane miratoi paketën e eksportit të armëve me vlerë 254 milionë euro për Arabinë Saudite, të cilën Berlini zyrtar e kritikon për rolin në luftën civile në Jemen.

Gjermania do ti shesë Arabisë Saudite armatim me vlerë 254 milionë euro

Në interpelancën e kërkuar nga Partia e të Gjelbërve, Ministria e Ekonomisë bëri të ditur se ndërmjet datave 14 mars dhe 23 shtator të këtij viti janë miratuar 87 kërkesa të qeverisë për eksporte armësh. Në mesin e këtyre kërkesave bën pjesë edhe kërkesa e Arabisë Saudite me vlerë 254 milionë euro.

Në përgjigjen e saj Ministria e Ekonomisë nuk jep detaje mbi armët e lejuara për eksport. Përveç Arabisë Saudite në mesin e vendeve, ndaj të cilave është lejuar eksportimi i armëve, bëjnë pjesë edhe vende të tjera si: Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë të përfshira në luftën civile në Jemen, dhe Jordania.

Tensioni diplomatik 10-muajsh ndërmjet Gjermanisë dhe Arabisë Saudite kishte marrë fund javën e kaluar me takimin e realizuar në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndërmjet ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite Adil al-Xhubair.

Nëntorin e kaluar Riadi zyrtar kishte tërhequr në qendër ambasadorin e tij në Berlin, në shenjë proteste ndaj akuzës që ish-ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel i kishte drejtuar Arabisë Saudite duke e akuzuar këtë se po vrapon pas aventurave në Lindjen e Mesme. Berlini nuk e kishte pranuar kërkesën e Arabisë Saudite për falje dhe marrëdhëniet e tensionuara kishin prekur edhe marrëdhëniet dypalëshe ekonomike. Punët që merrnin firmat gjermane në Arabinë Saudite kishin pësuar një rënie të ndjeshme. Të dy ministrat e jashtëm kishin rënë dakord për rikthimin e ambasadorit saudit në Gjermani.

Në vitin 2016 Gjermania kishte lejuar eksportin e armëve drejt Arabisë Saudite. Ndërsa në vitin 2016 ky eksport ishte 530 milionë euro, vitin e kaluar (2017) shifra kishte rënë në 249 milionë euro.

Huthitë, të cilët kanë bërë grusht shteti kundër qeverisë legjitime në Jemen, që nga shtatori 2014 e këtej kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera të vendit, kurse forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite vazhdojnë të mbështesin qeverinë jemenase që nga marsi 2015.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Jemen, ku lufta civile vazhdon ende, 75% e popullsisë së vendit, pra më shumë se 22 milionë njerëz, kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.

 


Lajme të ngjashme