Shqipëri – Rritje ekonomike e lartë, 4,32% në tremujorin e dytë të 2018-s

Instituti i Statistikave të Shqipërisë publikoi të dhënat zyrtare ku prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2018 shënoi një rritje me 4,32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë...

Shqipëri – Rritje ekonomike e lartë, 4,32% në tremujorin e dytë të 2018-s

Ekonomia shqiptare konsolidoi ritmet e larta të rritjes edhe në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat zyrtare ku prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2018 shënoi një rritje me 4,32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë industria, energjia dhe uji me 2,37%; tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 0,82%; aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative me 0,44%; bujqësia, pyjet dhe peshkimi me 0,29%; arti, argëtimi, çlodhja dhe shërbime të tjera me 0,21%; administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me 0,17%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 0,08%; si dhe aktivitetet e pasurive të patundshme me 0,03%.



Lajme të ngjashme