Në 9 muaj e parë të vitit Turqia fitoi mbi 65 milionë dollarë nga eksporti i specave jeshilë

Eksporti i specave jeshile të Turqisë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur 36% deri në 15 shtator, arriti në 75,5 mijë ton.

Në këtë periudhë eksporti i specave drejt Rusisë u rrit 4 mijë herë.

Sipas informacioneve të marra nga Unioni i Eksportuesve të Uludag, llojet e ndryshme të specave jeshilë të kultivuar në qytete të ndryshme të Turqisë duke filluar nga rajoni i Mesdheut, Egjeut dhe Marmarasë, gjatë periudhës 1 jabar-15 shtator u eksportuan në 49 vende të botës.  

Shitja e jashtme e specit jeshil, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit 36% dhe nga 55,4 mijë  ton arriti në 75,5 mijë ton.

Të ardhurat e fituara nga eksporti në fjalë u rritën 23% duke 68,5 milionë dollarë.

Më shumë speca u shitën në Gjermani. Eksporti drejt këtij vendi u rrit 20% dhe nga 15 mijë ton u rrit në 18 mijë ton.

Pas Gjermanisë vjen Rusia. Deri në 15 shtator në Rusi eksporti i këtij produkti u rrit 4 mijë e 246fish.    

Vitin e kaluar në këtë vend u eksportuan 2,5 ton speca kurse këtë vit u eksportuan 10 mijë e 615 ton speca.

Eksporti i specave jeshilë në Rumani është rritur 56 herë duke arritur në 8,3 mijë ton.

Lajme të ngjashme