Albayrak: Turqia, vendi më i qëndrueshëm në rajonin më të vështirë të botës

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak tha se Turqia, spikat si vendi me më stabilitet në një prej rajoneve më të vështira të botës prej qindra vjetësh dhe veçanërisht në ekonomi, prej 16 vjetësh ka shkruar një histori të madhe suksesi.

1056425
Albayrak: Turqia, vendi më i qëndrueshëm në rajonin më të vështirë të botës

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) tha se Turqia, spikat si vendi me më stabilitet në një prej rajoneve më të vështira të botës prej qindra vjetësh dhe veçanërisht në ekonomi, prej 16 vjetësh ka shkruar një histori të madhe suksesi.

Allbajrak iu drejtua përfaqësuesve amerikanë të botës së biznesit në konferencën me titull “Reformat Financiare të Turqisë dhe Ekonomia Turke” të organizuar në Nju-Jork nga Dhoma e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Organizata e Trashëgimisë Turke dhe Unioni i Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB).

Në fjalimin e tij Allbajrak bëri vlerësime në lidhje me Programin e Ri Ekonomik, të cilin e deklaroi javën e kaluar.  

Ai theksoi se për herë të parë, në programin ekonomik, kanë kontribuar të gjitha palët deri tek akademikët e sektorit financiar dhe falë kësaj u krijua një program strategjik, i besueshëm, racional dhe i fuqishëm.

Ministri Allbajrak se populli turk, duke marrë shembull nga krizat e jetuara më parë, bëhet debitor me lirën turke, për këtë arsye nuk është ndikuar nga kursi i këmbimit valutor.   

Ai tha se së bashku me këtë, në lidhje me çështjen e brishtësisë ekonomike të Turqisë, do të mbahet një qëndrim më proaktiv dhe për shkak të zhvillimeve të kohëve të fundit në sektorin bankar, në rast se vjen kërkesë, qeveria turke është e gatshme të japë mbështetjen e saj.



Lajme të ngjashme