India do ta blejë me monedhën e saj kombëtare naftën iraniane

Sipas medias indiane, si masë kundër sanksioneve amerikane India do të përdorë monedhën e saj kombëtare (rupi) për të blerë naftën iraniane.

India do ta blejë me monedhën e saj kombëtare naftën iraniane

India do të fillojë ta blejë me monedhën e saj kombëtare, “rupi”, naftën që do të marrë nga Irani.

Sipas medias vendase vendimi është marrë si masë kundër sanksioneve amerikane që do të fillojnë në 5 nëntor.

Bëhet e ditur se kompanitë indiane të naftës duke filluar nga muaji nëntor pagesat për naftën që do të importohet nga Irani do ti bëjnë me “rupi” nëpërmjet bankave indiane “United Commercial Bank” (UCO) dhe IDBI.

Në 5 nëntor do të hyjë në fuqi paketa e dytë e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër Iranit. Paketa do të vendosë kufizime ndërkombëtare ndaj Kompanisë Shtetërore Iraniane të Naftës, Kompanisë Iraniane të Tregtimit të Naftës dhe Kompanisë Kombëtare të Cisternave (të naftës) me synimin për të sanksionuar shitjen e naftës dhe nënprodukteve të saj, pasi këtu mbështetet edhe pjesa më e madhe e ekonomisë së vendit.

Uashingtoni gjithashtu kërcënon me sanksione dhe kompanitë që do të bëjnë tregti me Iranin pas kësaj date (5 nëntor 2018).

 


Lajme të ngjashme