Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Albayrak: BQ e Turqisë është më e pavaruru se Bankat Qendrore të shumicës së vendeve tjera

Ministri Albayrak bëri deklarata të rëndësishme për agjencinë angleze të lajmeve “Reuters”.

Albayrak: BQ e Turqisë është më e pavaruru se Bankat Qendrore të shumicës së vendeve tjera

Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak bëri të ditur se Banka Qendrore e Turqisë është më e pavarur se Bankat Qendrore të shumicës së vendeve.

Ministri Albayrak bëri deklarata të rëndësishme për agjencinë angleze të lajmeve “Reuters”.

Duke vënë në dukje se kufizimi në huamarrje në valutë të huaj do të zvogëlojë dallgëzimet në kurset e këmbimit, ministri Albayrak tha se kjo do të përmirësojë inflacionin dhe se ekonomia do të sigurojë rritje të shëndetshme.

Albayrak vuri në dukje se institucionet përkatëse janë duke zhvilluar punimet e nevojshme me të gjitha mjetet që kanë në luftën e përgjithshme kundër inflacionit, ndërsa shtoi se nuk do të ketë kontroll të fshehtë të kapitalit.

Ai bëri të ditur se Turqia nuk mendon të aplikojë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ndërsa shtoi se janë të përqendruar për të tërhequr kapitale të huaja në vend dhe rikujtoi se bashkëpunimi ushtarak me ShBA-në po vazhdon ende.

 


Lajme të ngjashme