Albayrak telekonferencë me investitorët ndërkombëtarë

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) do t’u drejtohet investitorëve të huaj sot përmes një telekonference.

Albayrak telekonferencë me investitorët ndërkombëtarë

Telekonferenca në fjalë do të realizohet në orën 16.00 me orën e Turqisë, 09.00 me orën e Nju-Jorkut, bëjnë të ditur burime pranë Ministrisë së Thesarit dhe Financave.

Pritej që në këtë telekonferencë të merrnin pjesë rreth 1000 investitorë nga mbarë bota, por deri tani janë regjistruar 3 mijë e 783 investitorë të huaj. Regjistrimet vazhdojnë, kështu që pritet që deri në orën e konferencës ky numër të rritet akoma.

Raportohet se numri i pjesëmarrësve të regjistruar është shumë më i madh se pjesëmarrja e siguruar deri më tani në telekonferenca të tilla.

Kjo është telekonferenca e parë që ministri Allbajrak do të ketë me investitorët e huaj, të cilëve do t’u përcjellë mesazhet direkte të Ankarasë pas zhvillimeve të fundit ekonomike.

Investitorët që do të marrin pjesë në këtë telekonferencë janë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Evropa dhe Lindja e Mesme.



Lajme të ngjashme