ASELSAN në vend të 55 të listës së “Defense News”

Industria Elektronike Ushtarake (ASELSAN) është ngjitur në vendin e 55-të në listën e institucioneve më të mëdha të industrisë së mbrojtjes në botë.

ASELSAN në vend të 55 të listës së “Defense News”

Kompania turke vazhdon ngritjen e saj në listën e publikuar nga revista “Defense News”, një shtëpi botuese ushtarake me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Me projektet që ka marrë përsipër, ASELSAN-i e përmirësoi ndjeshëm grafikun e suksesit dhe vitin e kaluar u rendit në vendin e 57-të. Kurse këtë vit me një xhiro rreth 1,5 miliardë dollarë ASELSAN-i është ngjitur dy shkallë më lartë dhe ka zënë vendin e 55-të.

Drejtori i Përgjithshëm dhe shefi ekzekutiv i ASELSAN-it, Haluk Gërgyn (Görgün) thotë se kompania është burimi më i rëndësishëm i ushtrisë turke në fushën e pajisjeve dhe sistemeve elektronike.

Ne vazhdojmë të punojmë për të mbështetur Turqinë të realizojë objektivat e vitit 2023, tha ai dhe shtoi:

"ASELSAN-i vazhdon të punojë me synimin për të qenë plotësisht i pavarur në teknologji, si dhe për t'u bërë një nga më të mirët në botë. Një objektiv tjetër i domosdoshëm është të prodhojë zgjidhje kombëtare dhe vendore. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pavarësinë teknologjike dhe zhvillimin e Turqisë, pikë së pari në fushën e mbrojtjes. Punojmë për të rritur eksportet tona në shkallë botërore duke i forcuar marrëdhëniet tona ndërkombëtare tregtare në përputhje me objektivin tonë të qëndrueshmërisë dhe për të dhënë mbështetjen tonë në realizimin e objektivave të 100-vjetorit të Turqisë”.

Lista "Defense News Top 100" publikohet çdo vit nga revista “Defense News” duke marrë për bazë shitjet e realizuara një vit më parë dhe pranohet si një nga listat më prestigjioze në botë në industrinë e mbrojtjes.

ASELSAN është një sipërmarrje e Fondacionit të Forcave të Armatosura Turke dhe në listën e kompanive më të mëdha të industrisë së mbrojtjes në botë (Defense News Top 100) ka hyrë në vitin 2006.

 


Lajme të ngjashme