Turqi - Numri i vizitorëve me qëllim shëtitje kulturore dhe argëtim rritet në 41%

Në çerekun e dytë të vitit, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Turqinë për shëtitje, argëtim dhe aktivitete sportive e kulturore është rritur 41% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në rreth 5 milionë.

Turqi - Numri i vizitorëve me qëllim shëtitje kulturore dhe argëtim rritet në 41%

Në çerekun e dytë të vitit, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Turqinë për shëtitje, argëtim dhe aktivitete sportive e kulturore është rritur 41% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 5 milionë e 383 mijë e 955 turistë.

Sipas informacioneve të vlerësuara prej të dhënave të deklaruara nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në çerekun e dytë të vitit, që përfshin periudhën prill, maj, qershor, numri i vizitorëve që kanë dalë nga Turqia, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë është rritur me 24,9%, përkatësisht 11 milionë e 67 mijë e 987 persona.   

89% të kësaj shifre e përbëjnë të huajt, përkatësisht 9 milionë e 855 mijë e 102 persona ndërsa 11%, pra 1 milionë e 212 mijë e 885 persona janë nënshtetas turq rezidentë jashtë shtetit.

Gjithashtu në Turqi kanë ardhur 1 milionë e 92 mijë e 169 persona të cilët kanë vizituar miqtë dhe të afërmit e tyre në Turqi, 29 mijë e 312 persona kanë ardhur për projekte të ndryshme studimi me periudhë të shkurtër kohore, 127 mijë e 377 të huaj kanë ardhur për shkaqe mjekësore dhe kurime.

370 mijë e 554 kanë ardhur në Turqi në çerekun e dytë të vitit për të bërë pazar.

Kurse numri i persona të ardhur për punë është regjistruar të jetë 521 mijë e 613 persona.

Për shkaqe të tjera në Turqi kanë ardhur 412 mijë e 586 persona ndërsa kalim transit kanë bërë 9 mijë e 205 persona.

 


Lajme të ngjashme