Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Apple thyen rekord, vlera e kompanisë arrin në 1 trilionë dollarë

Kompania gjigande e teknologjisë, “Apple” është bërë kompania e parë që e ka rritur në 1 trilionë dollarë vlerën e saj në treg.

Apple thyen rekord, vlera e kompanisë arrin në 1 trilionë dollarë

 

Në tremujorin e dytë të këtij viti të ardhurat e kompanisë u rritën me 17,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar duke arritur në 53,26 miliardë dollarë, ndërkohë që të ardhurat neto në bilancin e firmës për periudhën prill-qershor u rritën me 32,1 për qind duke arritur në 11,52 miliardë dollarë nga 8,72 miliardë dollarë që ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritje shënuan në të njëjtën periudhë edhe shitjet e telefonave “iPhone” dhe tabletave “iPad”. Numri i telefonave të shitur gjatë tremujorit të dytë të vitit është rritur me 0,6 për qind duke arritur në 41 milionë e 300 mijë copë “iPhone” të shitur në treg. Kurse shitjet e tabletave “iPad” u rritën me 0,9 për qind, 11 milionë e 553 mijë copë; kurse shijet e kompjuterëve “Mac” pësuan rënie me 14 për qind, konkretisht në këtë periudhë janë shitur gjithsej 3 milionë e 720 mijë “Mac”.

Me rritjen e fitimit neto dhe të ardhurave të kompanisë mbi parashikimet e tregut, aksionet e “Apple” u vlerësuan në transaksionet e kufizuara që u realizuan pas mbylljes së Bursës së Nju-Jorkut.

Të martën aksionet e “Apple” në bursë në mbyllje të seancës së pasdites shiteshin me 190,29 dollarë, kurse pas publikimit të bilancit të kompanisë aksionet u rritën menjëherë me 3,9% dhe u shkëmbyen në bursë me 197,67 dollarë.

Apple gjithashtu fitoi 9,55 miliardë dollarë të ardhura nga shërbimet si “AppleCare” dhe “ApplePay”, të cilat u rritën për 31,4 për qind. Të ardhurat nga produktet e tjera, si “Apple TV” dhe “Apple Watch”, u rritën me 37 për qind dhe kapën vlerën e 3,74 miliardë dollarëve.

Sipas komunikatës së kompanisë deri në 20 korrik “Apple” zotëron 4.829.926.000 aksione.

Kompania tjetër që ndodhet më afër “Apple” për të arritur vlerën e tregut prej një trilion dollarësh është “Amazon”, për momentin me 879 miliardë dollarë vlerë tregu.

 


Lajme të ngjashme