Turqi - Të ardhurat e turizmit rriten me 30,1%

Sipas statistikave të fundit të ardhurat e turizmit në tremujorin e dytë të vitit janë rritur me 30,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kanë kapur shifrën e 7 miliardë e 44 milionë e 591 dollarëve.

Turqi - Të ardhurat e turizmit rriten me 30,1%

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi shifrat lidhur me treguesit e turizmit për çerekun e dytë të vitit 2018.

Sipas të dhënave në fjalë, 84,7% e të ardhurave të turizmit (me përjashtim të shpenzimeve për roaming për telefoninë e lëvizshme dhe shërbimet e marra në marina) janë siguruar nga vizitorët e huaj, ndërsa 15,3% nga shtetasit turq rezidentë jashtë vendit.

Nga këto shpenzime 5 miliardë e 463 milionë e 809 mijë dollarë kanë qenë për qëllime personale dhe 1 miliardë e 580 milionë e 782 mijë kanë qenë shpenzimet për paketat turistike.

Shpenzimet mesatare për person janë realizuar në 636 dollarë. Ndërsa shtetasit e huaj kanë shpenzuar mesatarisht 602 dollarë, shtetasit turq rezidentë jashtë shtetit kanë shpenzuar mesatarisht 885 dollarë.

Në tremujorin e dytë të vitit ka shënuar rritje edhe numri i vizitorëve që ka bërë dalje nga Turqia, duke arritur në 11 milionë e 67 mijë e 987, me një rritje prej 24,9%.

89% të këtij numri e përbëjnë shtetasit e huaj dhe 11% e përbëjnë shtetasit turq që jetojnë jashtë shtetit.

Edhe shpenzimet e turizmit, të krijuara nga harxhimet që kanë bërë shtetasit rezident brenda vendit duke vizituar vende të tjera, janë rritur me 19% në krahasim me çerekun e dytë të vitit të mëparshëm dhe kanë arritur në 1 miliardë e 650 milionë e 276 dollarë.

Nga këto 1 miliardë e 421 milionë e 872 mijë kanë qenë shpenzime për qëllime personale, kurse 228 milionë e 404 mijë dollarë janë harxhuar për paketat turistike.

Numri i shtetasve që kanë dalë jashtë vendit në tremujorin e dytë të vitit ka pësuar rënie me 4,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe është llogaritur në 2 milionë e 194 mijë e 58, të cilët kanë shpenzuar jashtë vendit mesatarisht secili nga 752 dollarë.

 


Lajme të ngjashme