OECD parashikon rritje të fuqishme për ekonominë turke

Sipas parashikimeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), rritja e ekonomisë në Turqi këtë vit do të jetë 5,1 për qind, kurse në vitin 2019 do të jetë 4,8 për qind.

1021153
OECD parashikon rritje të fuqishme për ekonominë turke

Raporti i Anketës së Turqisë për vitin 2018 i publikuar nga OECD-ja thotë se rritja ekonomike është e fuqishme dhe ka përmirësime të kushteve të jetesës.

Ekonomia turke ka shënuar një rritje të fortë pavarësisht goditjeve të jashtme gjatë dy viteve të fundit. Punësimi jobujqësor, i cili u përshpejtua në 2010, është regjistruar një rimëkëmbje të mirë në rajonet më pak të zhvilluara.

Parashikimet janë që rritja në Turqi këtë vit të jetë 5,1%, kurse në vitin 2019 të jetë 4,8%. Kurse për sa i përket inflacionit parashikimi për vitin 2018 është 12%, kurse në vitin e ardhshëm pritet të jetë në nivelin e 10,6%, bën të ditur raporti i OECD-së.

Raporti i GDP-së ndaj PBB do të jetë 5,7 për qind këtë vit dhe 4,3 për qind në 2019, gjithnjë sipas raportit të OECD-së.

 


Lajme të ngjashme