Albayrak: Gati kredia 3,6 miliardë dollarë për investim nga Kina

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) bëri të ditur se nga institucionet kineze të financës ka përfunduar paketa e kredisë prej 3,6 miliardë dollarë që sigurohet për investimet e sektorit energjetik dhe transportit.

1020765
Albayrak: Gati kredia 3,6 miliardë dollarë për investim nga Kina

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) bëri të ditur se nga institucionet kineze të financës ka përfunduar paketa e kredisë prej 3,6 miliardë dollarë që sigurohet për investimet e sektorit energjetik dhe transportit, institucionet publike dhe bankat.

Në mesazhin e publikuar në llogarinë e rrjetit social Twitter, Allbajrak bëri të ditur se bisedimet gjatë vizitës së tij në Kinë në muajin maj kanë dhënë fryte.  

“Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar për këtë. Qoftë për të mirë” shkroi Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak.  



Lajme të ngjashme