Fitch Ratings: Lufta tregtare ShBA-Kinë, efekte pozitive për ekonominë turke

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Fitch Ratings deklaroi se betejat tregtare në rritje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Kinës mund të kenë një ndikim pozitiv në ekonominë turke në vitin e ardhshëm dhe në vitin 2020.

1019844
Fitch Ratings: Lufta tregtare ShBA-Kinë, efekte pozitive për ekonominë turke

Agjencia e klasifikimit të kredive paralajmëron se betejat tregtare në rritje midis ShBA dhe Kinës mund ta ngadalësojnë deri në 2,8% rritjen globale në vitin 2019.

"Rritja e tensioneve tregtare, gjë që do të rezultojë në zbatimin e tarifave të reja në rrjedhën e tregtisë botërore prej 2 trilionë dollarësh, mund të reduktojë rritjen globale me 0,4 pikë përqindjeje në vitin 2019", thuhet në deklaratën e Fitch Ratings.

Sipas raportit për Perspektivën Ekonomike Globale, publikuar muajin e kaluar nga Fitch, pritet që në vitin 2019 rritja e ekonomisë botërore të jetë në nivelin e 3,2%, por ky parashikim mund të bjerë në 2,8% për shkak të luftërave tregtare globale, vijon deklarata e agjencisë.

Ndërkaq pritet që ekonomia turke të mos ndikohet këtë vit nga vazhdimi i efekteve në rritje të betejave tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, por kjo mund të shihet si një efekt pozitiv mbi rritjen ekonomike të vendit prej 0,1 pikë përqindjeje në 2019 dhe 0,2 pikë përqindjeje në vitin 2020.

 


Lajme të ngjashme