Indeksi i besimit të konsumatorit turk u rrit me 4% në korrik 2018

Treguesi i besimit të konsumatorit në Turqi është rritur me 4 për qind brenda një muaji, ka njoftuar Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK).

Indeksi i besimit të konsumatorit turk u rrit me 4% në korrik 2018

Në muajin korrik treguesi i besimit të konsumatorit në Turqi është rritur me 4 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm, duke arritur nivelin më të lartë të dy viteve të fundit.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi indeksin e besimit të konsumatorit për muajin korrik 2018 përllogaritur në bazë të anketave të përbashkëta të TUIK-ut dhe Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

Gjatë korrikut vlera e indeksit është realizuar në 73,1 pikë përqindje nga 70,3 pikë përqindje që kishte qenë në muajin qershor.

Kurse rritja e indeksit për gjendjen financiare familjare në të njëjtën periudhë është llogaritur me 3,3% duke arritur nivelin e 92 pikë përqindje.

Ndërsa pritshmëria në lidhje me gjendje e përgjithshme ekonomike të vendit është rritur me 4,6 për qind dhe ka shkuar në 96,3 pikë përqindje.

Sipas anketës në 12 muajt e ardhshëm pritet të ketë ulje të papunësisë.

 


Lajme të ngjashme