Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turistët vendas dhe të huaj të dashuruar me qytetin turistik Mugla

Numri i turistëve që kanë shkuar në Mulla (Muğla) gjatë 6 muajve të parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur 38%.

Turistët vendas dhe të huaj të dashuruar me qytetin turistik Mugla

Numri i turistëve që kanë shkuar në Mulla (Muğla) gjatë 6 muajve të parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur 38%.

Mulla ofron mundësinë e një pushimi të paharrueshëm për pushuesit vendas dhe të huaj me shumëllojshmërinë e turizmit, pasuritë kulturore dhe natyrën e mrekullueshme.

Krahas detit, rërës dhe diellit duke mbartur në vetvete edhe gjurmët e civilizimeve të ndryshme siguron kontribut në turizmin kulturor të rajonit.

Komplekset e këtij qyteti me bregdetin më të gjatë të Turqisë prej 1 mijë e 480 kilometrave kanë një kapacitet prej 340 mijë shtretërish.

Çdo vit ky qytet vizitohet prej afërsisht 3 milion e 500 mijë turistë.

Zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Kulturës dhe Turizmit të rrethit Mulla, Filiz Karaxhaaç (Filiz Karacaağaç) tha se në gjashtë muajt e parë të vitit nëpërmjet dy aeroporteve dhe 9 porta kufitare detare, në qytet kanë ardhur rreth 1 milionë turistë të huaj.

“Në gjysmën e parë të vitit kanë ardhur 955 mijë e 91 turistë të huaj. Në krahasim me vitin e kaluar u shënua një rritje prej 38%” tha Ajo.

Gjithashtu bëri të ditur se vizitorët janë përqendruar në hotelet dhe brigjet e Bodrumit, Marmarisit, Fethijes (Fethiye), Datças, Daljanit (Dalyan), Akjakas (Akyaka) dhe Gëkovas (Gökova).

Zëvendësdrejtoresha tha se gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator presin fluks të madh turistësh në hotele dhe shtoi:” Në qytet kryesisht vijnë turistë nga Britania e Madhe, Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Polonia. Veçanërisht gjatësia e bregdetit, pastërtia e plazheve, gjiret e shumta dhe shëtitoreve, infrastruktura e mirë rrugore, janë disa nga faktorët që e bëjnë tërheqës qytetin turistik. Nëse kësaj do ti shtonim edhe cilësinë e shërbimeve dhe guidat kulturore mund të themi se qyteti ofron të gjitha veçoritë që kërkohen nga turistët.   



Lajme të ngjashme