Prodhimi industrial në Turqi shënon përsëri rritje

Prodhimi industrial gjatë muajit maj u rrit 6,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prodhimi industrial në Turqi shënon përsëri rritje

Prodhimi industrial gjatë muajit maj u rrit 6,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të enjten rezultatet e indeksit të prodhimit industrial për muajin maj.

Sipas kësaj prodhimi industrial për muajin maj, që pritej të rritej 5,2%, në bazë vjetore u rrit me 6,4%.

Indeksi i sektorit të mineraleve dhe guroreve, në krahasim me vitin e mëparshëm u rrit me 12% kurse sektori i industrisë së prodhimit u rrit 6,5%.   

Kurse rritja e indeksit të sektorit të elektricitetit, gazit natyror, avullit, klimatizimit dhe shpërndarjes u rrit 1,9%.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank bëri një deklaratë në lidhje me temën.

“Prodhimi industrial gjatë muajit maj ka kaluar pritshmëritë dhe ka vazhduar rritjen e lartë” u shpreh ministri Varank.

“Të dhënat tregojnë se edhe në çerekun e dytë të vitit ekonomia është rritur nën pararojën e prodhimit industrial. Eliminimi i paqartësive me zgjedhjet e 24 qershorit, në një kohë të shkurtër, do të hapë rrugën për rritjen me shpejtësi të investimeve” u shpreh Varank.



Lajme të ngjashme