Turqia, vendi i vetëm që prodhon pambuk të pamodifikuar gjenetikisht

Drejtori i Njësisë së Informacionit Teknik pranë Komitetit Ndërkombëtar Këshillues për Pambukun (ICAC), Keshav Kranthi tha se Turqia është vendi i vetëm në botë që prodhon pambuk të pamodifikuar gjenetikisht.

Turqia, vendi i vetëm që prodhon pambuk të pamodifikuar gjenetikisht

Delegacioni i Komitetit Ndërkombëtar Këshillimor të Pambukut (ICAC) erdhi në Aydin në kuadër të Konferencës Botërore të Kërkimeve mbi Pambukun, e cila do të organizohet në vitin 2020 në Izmir nga Bashkimet e Eksportuesve të Egjeut. Me këtë rast delegacioni bëri një vizitë edhe në Institutin e Kërkimeve të Pambukut në provincën Nazilli.

Drejtori i këtij instituti, Koraj Shimshek (Koray Şimşek) i informoi mysafirët nga ICAC, përkatësisht drejtorin Ekzekutiv të ICAC-së, Kai Hughes dhe udhëheqësin e Seksionit të Informacionit Teknik të ICAC, Keshav Kranthi mbi hulumtimet që ka bërë instituti në këtë fushë.

Në një deklaratë për gazetarët, Kranthi foli për vendin që zë Turqia në botë në prodhimin e pambukut.

Rendimenti në prodhimin e pambukut është një çështje shumë e rëndësishme,- u shpreh Kranthi, ndërsa shtoi: "Turqia renditet e dyta në botë për sa i përket rendimentit. Turqia është vendi i vetëm që prodhon pambuk gjenetikisht të pamodifikuar. Kjo është një veçori shumë e rëndësishme. Turqia renditet në vendet e para në botë në prodhimin e pambukut, jo vetëm në aspektin e rendimentit, por edhe atë të cilësisë. Dhe kjo është e padiskutueshme”.



Lajme të ngjashme