SHBA – Trump dhe Mnuchin përgënjeshtrojnë raportet mediatike për tërheqjen e vendit nga OBT-ja

Presidenti i SHBA-së, Donlad Trump dhe sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, ka përgënjeshtruar raportimet e medias se kreu i Shtëpisë së Bardhë synon të tërheqë vendin e tij nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT)...

1002993
SHBA – Trump dhe Mnuchin përgënjeshtrojnë raportet mediatike për tërheqjen e vendit nga OBT-ja

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, ka përgënjeshtruar raportimet e medias se Presidenti Donald Trump synon të tërheqë vendin e tij nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).

Në një prononcim për “Fox Business”, sekretari Mnuchin i cilësoi si “të gabuara dhe të ekzagjeruara” pretendimet se Presidenti Trump ka për qëllim të nxjerrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga anëtarësimi në OBT.

Të premten, “Axios”, një kompani mediatike amerikane, hodhi pretendimin se kreu i Shtëpisë së Bardhë u ka thënë këshilltarëve të tij ekonomikë në mënyrë të përsëritur se dëshiron të largohet nga organizata ndërkombëtare në fjalë.

Por, sipas këtij lajmi të bazuar në burime anonime, kjo kërkesë është kundërshtuar nga emra të fuqishëm të stafit ekonomik të Trumpit.

Edhe pse sekretari amerikan i Thesarit hodhi poshtë pretendimet mbi tërheqjen e SHBA-së nga OBT-ja, dihet prej kohësh që Trumpi nuk ka përshtypje të mira për këtë organizatë.

Më parë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, “Twitter”, presidenti i SHBA-së e pati akuzuar Organizatën Botërore të Tregtisë për padrejtësi karshi vendi të tij.

“OBT-ja është një fatkeqësi. Na pengon që ne të jemi mirë në tregti. Po humbim çështjet, s’kemi gjyqtarë”, shkruante ai në një prej postimeve të tij të shumta.

Ndërkaq, Donald Trump mohoi vetë edhe gojarisht raportet se ai po merr në konsideratë largimin nga Organizata Botërore e Tregtisë.

“S’po flas për të dalë. Ne kemi humbur shumë, shumë çështje gjatë viteve. Kemi pasur një pakicë gjyqtarësh, një pozicion pakice të gjyqtarëve. OBT-ja duhet të fillojë të trajtojë SHBA-në drejt, sepse nuk e ka bërë këtë”, deklaroi Trumpi për gazetarët e pranishëm në avionin presidencial, “Air Force One”, gjatë një udhëtimi brenda vendit.



Lajme të ngjashme