Krerët e BE-së vendosin të forcojnë hapësirën euro për t’u bërë ballë krizave

Krerët evropianë ndërmorrën një hap drejt reformimit të eurozonës duke rënë dakord për një ndihmë të premtuar kohë më parë për skemën e tyre të gjerë bankare dhe vendosur një afat deri në dhjetor për arritjen e masave të tjera për të mbështetur euron...

1002900
Krerët e BE-së vendosin të forcojnë hapësirën euro për t’u bërë ballë krizave

Liderët e Bashkimit Evropian ndërmorrën të premten një hap drejt reformimit të eurozonës duke rënë dakord për një ndihmë të premtuar prej shumë kohësh për skemën e tyre të gjerë bankare dhe vendosur një afat deri në dhjetor për arritjen e masave të tjera për të mbështetur euron.

“Këto hapa do të përfaqësojnë një progres shumë kuptimplotë duke e bërë hapësirën euro më elastike ndaj tronditjeve ekonomike të ardhshme”, deklaroi kreu Eurogrupit, Mario Centeno, për ministrat e Financave të eurozonës, pas përfundimit të bisedimeve të samitit dyditor të BE-së në Bruksel.

Mbështetja për këtë fond u arrit në parim në vitin 2013, për të parandaluar që skemba e gjerë bankare të mos mbetet pa para.

“Ai do të mbështetet nga Fondi i Eurozonës për Shpëtim dhe nga Mekanizmi Evropian i Stabilitet”, sipas marrëveshjes së arritur të premten nga liderët e BE-së.



Lajme të ngjashme