Turqia nuk do ta ndalojë importin e naftës nga Irani

Në lidhje me pretendimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do t’u bëjnë thirrje aleatëve për të ndërprerë importin e naftës nga Irani ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) tha se një vendim i tillë nuk është detyrues për Turqinë.

Turqia nuk do ta ndalojë importin e naftës nga Irani

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, kishte njoftuar se “ShBA-ja kishte ndërmarrë një nismë pranë vendeve të saj aleate duke u kërkuar atyre të “ndalojnë importin e naftës nga Irani deri më 4 nëntor”.

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me këtë çështje në konferencën e shtypit mbajtur të mërkurën në ministri, Zejbekçi tha: “Vendimet e Departamentit amerikan të Tregtisë për ne nuk janë të detyrueshme. Ne do të veprojmë në përshtatje me interesat e Turqisë. Për ne të detyrueshme për zbatim janë rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB). Ne njohim vetëm vendimet e OKB-së. Mundohemi të bëjmë kujdes që Irani mik dhe vëlla të mos preket nga këto keqtrajtime”.



Lajme të ngjashme