Agjencitë e vlerësimit të kredisë, optimiste për ekonominë turke

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë JCR deklaroi se reduktimi i paqartësisë mbi politikën e brendshme pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi, është pozitiv për notën e kredisë së Turqisë.

Agjencitë e vlerësimit të kredisë, optimiste për ekonominë turke

Bëhet e ditur se rezultatet e zgjedhjeve në Turqi janë pozitive për notën e kredisë.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Japan Credit Rating Agency (JCR), deklaroi se reduktimi i paqartësisë mbi politikën e brendshme pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi, është pozitiv nga aspekti i notës së kredisë.

Agjencia publikoi në faqen e saj zyrtare një deklaratë ku zinin vend vlerësimet në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi.

Në deklaratë bëhet e ditur se suksesi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në zgjedhje pritet të përforcojë edhe më shumë themelin politik të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe theksohet se qeveria e re do të vazhdojnë të ndjekë programin afatmesëm.



Lajme të ngjashme