Bashkimi Evropian dhe Kina kërkojnë reformim të OBT-së për të luftuar proteksionizmin

Kina dhe Bashkimi Evropian kërkojnë të bashkëpunojnë për të luftuar proteksionizmin, deklaroi të hënën në Pekin zëvendëskryeministri kinez, Liu He, pas bisedimeve me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Jyrki Katainen...

Bashkimi Evropian dhe Kina kërkojnë reformim të OBT-së për të luftuar proteksionizmin

Kina dhe Bashkimi Evropian kërkojnë të bashkëpunojnë për të luftuar proteksionizmin, deklaroi të hënën në Pekin zëvendëskryeministri kinez, Liu He, pas bisedimeve me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Jyrki Katainen.

“Masat proteksioniste mund të sjellin recesion dhe turbulenca të tregjeve”, paralajmëroi Liu He, sipas një deklarate nga Ministria kineze e Tregtisë.

“BE-ja dhe Kina pranuan që të punojnë së bashku për të reformuar Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) që të mund të përballet me sfidat e reja dhe të zhvillojë më tej rregulla në fushat kryesore me ndikim global”, njoftoi Komisioni Evropian në një deklaratë.



Lajme të ngjashme