Niveli i papunësisë në Turqi ka rënë në 10,1%

Niveli i papunësisë në Turqi ka pësuar një rënie me 1,6 pikë në muajin mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u realizuar në shkallën 10,1%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) ka publikuar të hënën të dhënat mbi fuqinë punëtore për muajin mars 2018.

Sipas kësaj, numri i të papunëve mbi 15 vjeç në shkallë vendi ka rënë në 3 milionë e 210 mijë në muajin mars të këtij viti, 432 mijë më pak sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë papunësia duke rënë me 1,6 pikë është reduktuar në 10,1%. Një rënie me 0,5 përqind në shkallën e papunësisë në Turqi është regjistruar gjithashtu në krahasim me një muaj më parë (shkurt).

Papunësia jobujqësore në muajin maj të vitit 2018 ka shënuar një rënie me 1,8 përqind dhe është realizuar në nivelin 11,9%.

Gjatë muajit në fjalë, shkalla e papunësisë tek të rinjtë e grupmoshës 15-24 vjeç, ka rënë me 3,7 përqind dhe është realizuar në nivelin 17,7%.

Kështu që niveli i papunësisë në Turqi është ulur me 3,7 përqind edhe në grupmoshën 15-64 vjeç duke u realizuar në nivelin 10,3%.

Lajme të ngjashme