Thaçi-Tshibala shprehin gatishmëri për rritjen e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Kongo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua në Montreal të Kanadasë me Kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Bruno Tshibala Nzenze, me të cilin bisedoi për vendosjen e bashkëpunimit mes dy vendeve...

Thaçi-Tshibala shprehin gatishmëri për rritjen e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Kongo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua në Montreal të Kanadasë me Kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Bruno Tshibala Nzenze, me të cilin bisedoi për vendosjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Kosova sot është shtet i konsoliduar, i njohur nga 116 shtete dhe anëtar i shumë organizatave të ndryshme ndërkombëtare”, u shpreh Thaçi.

Duke e falënderuar për përkrahjen në Organizatën e Frakofonisë, Thaçi shprehu dëshirën që dy shtetet të fillojnë të bashkëpunojnë në sektorë të ndryshëm të jetës.

Kryeministri Tshibala u shpreh i kënaqur me mundësinë për t’u takuar.

“Të vendosim marrëdhënie ekonomike dhe të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit”, theksoi Tshibala.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është e gatshme për bashkëpunim.

Kreu i shtetit të Republikës së Kosovës u takua me shefin e qeverisë së Republikës Demokratike të Kongos në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës (IEFA), që po mbahet në qytetin kanadez të Montrealit.



Lajme të ngjashme