Shifrat e larta të sektorit turistik janë kontribut i madh për ekonominë turke

Shifrat e regjistruara në Antalya gjatë 5 muajve të parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur 45% dhe nga aspekti i tregut gjerman, në krahasim me një vit më parë ka pasur një rritje prej 75%.

Shifrat e larta të sektorit turistik janë kontribut i madh për ekonominë turke

Interesi i turistëve të huaj ndaj Turqisë rritet gjithnjë e më shumë.

Kryetari i Unionit të Sipërmarrësve dhe Hotelierëve të Mesdheut (AKTOB), Erkan Jaxhë (Yağcı) tha: “Që tani shkalla e shfrytëzimit (përmbushja) për muajin qershor është në nivelet 90-95%. Mund të themi se kjo do të vazhdojë në këtë mënyrë edhe gjatë muajit korrik dhe gusht. Gjithashtu mund të themi që tani që gjatë bajramit të gjitha qytezat bregdetare do të mbushen 100% me turistë”.

Ai tha se tendenca e rritjes që filloi në turizëm në vitin 2017 vazhdon edhe këtë vit dhe këto shifra janë shumë të kënaqshme.

Ai tha se në turizëm, viti i referencës është 2014-ta dhe tregu i Rusisë që u gjallërua vitin që shkoi ka vazhduar të rritet dhe një rritje të tillë ka shfaqur edhe tregu i Evropës që ka kapur dyshifrorin.

Shifrat e regjistruara në Antalya gjatë 5 muajve të parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur 45% dhe nga aspekti i tregut gjerman, në krahasim me një vit më parë ka pasur një rritje prej 75%.

Kreu i AKTOB-it bën të ditur se të dhënat e 5 muajve të parë të vitit tregojnë se ka pasur një përmirësim tepër të lartë të tregut të Evropës dhe shpreh bindjen se gjatë vitit 2019 dhe 2020 do të shënohen rekorde si nga aspekti i të ardhurave ashtu edhe nga aspekti i numrit të turistëve.



Lajme të ngjashme