Turqia e inetesuar të investojë në turizëm, arsim dhe bujqësi në Berat

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, zhvilloi një vizitë në Berat, ku u prit nga kryebashkiaku Petrit Sinaj...

Petrit Sinaj - Murat Ahmet Yörük 01.jpg
Petrit Sinaj - Murat Ahmet Yörük 06.jpg
Petrit Sinaj - Murat Ahmet Yörük 03.jpg
Petrit Sinaj - Murat Ahmet Yörük 04.jpg
Petrit Sinaj - Murat Ahmet Yörük 05.jpg
Petrit Sinaj - Murat Ahmet Yörük 02.jpg

Turqia ka interes për investime në fushën e turizmit, arsimit dhe bujqësisë në Berat.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, zhvilloi një vizitë në Berat, ku u prit nga kryebashkiaku Petrit Sinaj.

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi mbi forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës turke dhe Bashkisë Berat duke u fokusuar në tri prioritete zhvillimi: Turizëm, arsim dhe bujqësi.

Në takim, u diskutua mbi mundësi konkrete investimesh në fushën e turizmit, mbështetje për sektorin e biznesit turistik dhe forcimi i kapaciteteve të stafeve të biznesit turistik.

Kurse në fushën e arsimit dhe të çështjeve sociale, u diskutua mbi mbështetjen e shkollave profesionale, si dhe për dy qendra sociale për fëmijët me aftësi ndryshe.

Sektori i bujqësisë mbetet një sektor me interes për investime, kryesisht në produkte të tilla si ulliri dhe vaji i ullirit, qershitë, pemëtaria dhe produktet e agrobiznesit.

Gjatë takimit, palët shprehën vullnetin e tyre maksimal për të implementuar projektet e zhvillimit për Beratin nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), por edhe përmes investitorëve turq duke i konsideruar këto investime si forcim të lidhjeve historike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

Të pranishëm në takim ishin gjithashtu atasheu ekonomik dhe ai kulturor turk, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Turqi, dega Berat.



Lajme të ngjashme