Zeybekci: Vlerësimet e Fitch dhe Moody’s ndaj Turqisë janë spekuluese dhe të qëllimshme

Ministri turk në deklaratën për dy agjencitë ndërkombëtare u shpreh duke thënë: “Deklaratat e Fitch dhe Moody’s në lidhje me Turqinë në këtë periudhë i shohim tërësisht si deklarata manipuluese të bëra me qëllim.

Zeybekci: Vlerësimet e Fitch dhe Moody’s ndaj Turqisë janë spekuluese dhe të qëllimshme

Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekxhi (Zeybekci) iu përgjigj agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings” që ka marrë në procesin e ndjekjes negative 25 banka turke dhe agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditimit, Moody's që ka marrë në shqyrtim notën e kredisë së Turqisë.  

Ministri turk në deklaratën për dy agjencitë ndërkombëtare u shpreh duke thënë: “Deklaratat e Fitch dhe Moody’s në lidhje me Turqinë në këtë periudhë i shohim tërësisht si deklarata manipuluese të bëra me qëllim të mbështetjes së atyre që i qasen Turqisë me lojëra”.  

“Ne i dimë shumë mirë normat e mjaftueshme të kapitalit të bankave tona, kapitalin, kapitalin tonë neto. Në lidhje me këto tema nuk kemi asnjë shqetësim dhe problem. Ne nuk i shohim të shëndetshme këto vlerësime. Këto vlerësime janë të nxituara dhe të qëllimshme” tha Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekxhi.



Lajme të ngjashme