Nga Lindja e Detit të Zi në Turqi realizohet eksport në 107 vende të botës

Eksporti gjerësisht përbëhet nga produktet bujqësore ndërsa kohët e fundit është rritur me shpejtësi edhe eksporti i prodhimeve industriale.

Nga Lindja e Detit të Zi në Turqi realizohet eksport në 107 vende të botës

Nga rajoni lindor i Detit të Zi  në Turqi, gjatë periudhës janar-maj, është bërë eksport drejt 107 vendeve.

Kryetari i Bordit Drejtues të Eksportit të Rajonit Lindor të Detit të Zi në Turqi (DKİB), Safet Kaljonxhu (Saffet Kalyoncu), bëri të ditur se në nga Trabzoni, Rize, Artvini dhe Gymyshhane (Gümüşhane), që mbulojnë këtë union, gjatë 5 muajve të parë të vitit 2018, është realizuar një eksport prej 495 milionë e 812 mijë e 397 dollarësh.

Ai tha se në këtë rajon eksporti gjerësisht përbëhet nga produktet bujqësore ndërsa kohët e fundit është rritur me shpejtësi edhe eksporti i prodhimeve industriale.

“5 vendet që radhiten të para janë Rusia, Italia, Gjermania, Gjerogjia dhe Franca. Duke u varur nga rritja e përmirësimit të çmimeve të eksportit për njësi gjatë periudhës në vijim shpresojmë që eksporti me Federatën e Rusisë të kapë majat” tha Kryetari i Bordit Drejtues të Eksportit të Rajonit Lindor të Detit të Zi në Turqi (DKİB), Safet Kaljonxhu.



Lajme të ngjashme