Kuvajti u shpreh me lëvdata për ekonominë turke

Zëvendësministri i Jashtëm i Kuvajtit, Khalid al-Jarallah tha se janë të kënaqur me ekonominë turke dhe nuk ndihen të shqetësuar për investimet e tyre në Turqi...

Kuvajti u shpreh me lëvdata për ekonominë turke

Kuvajti deklaroi se ekonomia turke është shpresëdhënëse.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kuvajtit, Khalid al-Jarallah tha se janë të kënaqur me ekonominë turke dhe nuk ndihen të shqetësuar për investimet e tyre në Turqi.

Pas takimit në iftarin me krerët e misioneve diplomatike në Ministrinë e Jashtme të Kuvajtit, Jarallah në deklaratën për shtyp tha se shifrat e rritjes ekonomike të Turqisë janë shpresëdhënëse.

Ai nënvizoi se në Turqi mbizotëron stabiliteti dhe urojnë që ekonomia turke të rritet dhe të zhvillohet edhe më shumë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kuvajtit foli me optimizëm edhe për zgjidhjen e krizës ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe. Jarallah tha se shpresojnë që në mbledhjen e Samitit të Gjirit, që do të zhvillohet në muajin shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbyllet faqja e mosmarrëveshjeve ndërmjet vëllezërve.

Ndërkaq ai tha se janë në koordinim me vendet mike dhe vëlla për projektrezolutën që Kuvajti paraqiti në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (më 16 maj) për mbrojtjen e popullit palestinez.



Lajme të ngjashme