Zv/kryeministri Mehmet Simsek takon menaxherët e portofolit në Angli

Simsek së bashku me delegacionin ekonomik që e shoqëron do të takohet me përfaqësuesit e botës së financave...

Zv/kryeministri Mehmet Simsek takon menaxherët e portofolit në Angli

Zëvendëskryeministri, Mehmet Simsek ndodhet për një vizitë zyrtare në kryeqytetin Londër të Anglisë.

Simsek së bashku me delegacionin ekonomik që e shoqëron do të takohet me përfaqësuesit e botës së financave.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale në lidhje me kontaktet në Londër, Mehmet Simsek tha se gjatë gjithë ditës do të kenë takime në grupe me menaxherë portofoli, udhëheqësit e lartë të bankave dhe me analistët.

Mehmet Simsek në postimin e tij shkruan se “Me hapat politike të hedhura me vendosmëri, komunikim të mirë dhe programin ekonomik afatgjatë jemi duke bërë përpjekje intensive për shkëputje pozitive”.



Lajme të ngjashme