Turqia i dha Gazës 1,2 milionë dollarë donacione

Turqia i dorëzoi Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) donacionin me vlerë 1,2 milionë dollarë, që ishin grumbulluar në përgjigje të thirrjes për dërgimin e ndihmave urgjente mjekësore në Gaza.

Turqia i dha Gazës 1,2 milionë dollarë donacione

Marrëveshja për grantin e Agjencisë së Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) me vlerë 1,2 milionë dollarë u firmos në rezidencën e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Jerusalem nga i Ngarkuari me Punë (i komanduar), Erman Topçu dhe Drejtori i Zyrës Përfaqësuese të OBSh-së në Gazë Dr. Mahmud Dahir.

Z. Topçu në fjalën që mbajti në ceremoni tha se me këtë marrëveshje iu dorëzua OBSh-së donacioni me vlerë 1,2 milionë dollarë.

"Nga kjo ndihmë do të përfitojnë të paktën 165.000 palestinezë të plagosur dhe të tjerë që kanë nevojë për trajtim mjekësor. Kurse më shumë se 350 mijë njerëz do të përfitojnë në mënyrë indirekte. Kështu që kjo ndihmë, që Turqia e ka bërë përmes AFAD-it, do të përmbushë një nga nevojat më të mëdha sot në terren”,- u shpreh Topçu.

 


Lajme të ngjashme